E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa, Mesiç: Me Kroacinë, objektiva të njëjtë



Integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO janë dy synimet që bashkojnë shqiptarët dhe kroatët. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zhvilloi një vizitë dyditore në Kroaci, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës në Kroaci, Oketa, përveç takimit me homologun e tij Branko Vukeliç, është pritur edhe nga Presidenti kroat, Stipe Mesiç. Presidenti kroat është shprehur se ashtu si më parë, duhet të bashkëpunohet intensivisht edhe në të ardhmen, sepse Shqipëria e Kroacia ndajnë të njëjtat objektiva, siç është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Sipas Presidentit kroat Stipe Mesiç, kjo vizitë do t'i forcojë më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën ushtarake. Ministri Oketa ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke u shprehur se duhet ta zgjerojmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, duke e përfshirë edhe në fushën e mbrojtjes, si dy aleate të ardhshme të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›