E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanet: Nuk dinim gje per drogen, menduam se ishte pikture

Tirane- Te pandehurit e kapur me 40 kilograme heroine ne Kakavije, kane mohuar dje pronesine e droges para gjykates, madje duke aluduar se nuk e dinin qe ndodhej ne automjet. "Ne menduam se miku yne nga Gjermania, na dha nje pikture ta merrnim ne makine, dhe t'ia jepnim ne Gjermani kur te shkonim ne perfundim te udhetimit", jane shprehur cifti gjerman Franz Kiacsek, 43 vjec dhe Regina Kiacsek, 46 vjec. Nderkohe qe, shtetasi tjeter gjerman i kapur ne tentative largimi drejt aeroportit "Nene Tereza", eshte shprehur se nuk ka pasur dijeni cfare ka pasur ne makinen e miqve te tij nga Gjermania. Gjate deklarimeve te tij para gjykates, mesohet se Daniel Englert, 61 vjec, ka pohuar se ai thjesht ka mbajtur makinen e ciftit Kiacsek dhe me pas i a ka dorezuar, per t'u nisur me pas drejt Gjermanise. Ndersa nga ana tjeter dy shqiptaret Albert Pellumbaj, 69 vjec, dhe Zaim Tafa, 64 vjec, kane preferuar te mos flasin rreth akuzave dhe te mohojne ato, permes avokateve te tyre. Perpara pretendimeve te paraqitura nga pese te pandehurit, prokurori i ceshtjes kerkoi nga gjykata caktimin e mases "arrest me burg", duke i akuzuar per vepren penale te "trafikut nderkombetar te droges". Prokuroi i sqaroi gjykateses se gatshme, Etleva Deda se gjate dy diteve qe kane ndenjur ne Shqiperi, shtetasit gjermane jane vezhguar nga agjentet e Antidroges, per shkak te informacioneve te siguruara ne rruge operative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›