Simptomat qe shfaq "gripi i derrave"
Nese hani mish derri i cili eshte i infektuar nga virusi H1N1, nuk ka asnje mundesi te prekeni nga ky lloj virusi, por ne rast se prekni nje pjese metalike si doreze dere, apo ashensori qe eshte prekur nga nje person, i cili ka kete virus mund te semureni. Ky eshte konstatimi i fundit qe eshte bere nga mjeket dhe specialistet e semundjeve infektive. Nga ana tjeter specialistet kane bere te ditur se si duhet te evidentojme rastet, kur nje person eshte i prekur nga "gripi i derrit". Ata sqarojne se perhapja e semundjes ndodh nepermjet ajrit, kontakteve te drejtperdrejta me kafshet dhe jo nga konsumimi i mishit te derrit. Nderkohe, qe simptomat jane te njejta me ato te gripit te njeriut dhe te gripit te pules. "Gripi i derrave", shoqerohet me nje problem frymemarrjeje tipike qe shfaqet tek derrat dhe qe shkaktohet nga nje virus i vecante gripi i tipit A. Mundesia per t'u infektuar eshte me e madhe tek njerezit qe jane ne kontakt direkt me keto kafshe, por pas te prekurit te pare, kjo semundje fillon te perhapet me shpejtesi nga nje person tek tjetri. Simptomat e ketij gripi tek njerezit, jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal; temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Shume nga personat e prekur nga semundja, kane pasur diarre dhe te vjella te vazhdueshme. Menyrat e transmetimit te ketij gripi jane dy; ose permes kontaktit me kafshet qe bartin virusin, ose permes kontaktit me personat e semure. Personat e prekur nga semundja, konsiderohen te infektuar pergjate gjithe kohes qe jane me kete grip dhe deri ne 7 dite pas sherimi total nga simptomat. Nderkaq femijet mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate.