E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, kritika vartesve

Kryeprokurorja Ina Rama ka kritikuar vartesit e saj gjate takimit mbi punen dy vjecare te njesise Task-Force. Ne kete takim moren pjese ambasadori i SHBA-se Xhon L. Uidhers, ministri i Brendshem Bujar Nishani, ministri i Financave Ridvan Bode, drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri, drejtori i Kontrollit te Larte te Shtetit Robert Ceku, si dhe kreu i Inspektoratit te Larte i Deklarimit te Pasurive, Adriatik Llalla. Takimi kishte si qellim nenshkrimin e nje Memorandumi te ri per hapjen e 6 njesive te reja te Task-Forces, si dhe perzgjedhjen e krereve te saj.

Ne fjalen e saj kryeprokurorja Ina Rama, vuri ne dukje se "gjate gjykimit ne Apel te procedimeve penale te ndjekura nga Njesia, nuk ka pasur te njejten vemendje nga prokuroria, sa ne gjykimin ne Shkallen e Pare". Me pas ajo shtoi se "ne rastin e hetimit te veprave penale ne tatime dhe dogana, eshte perqendruar me shume puna ne hetimin e rasteve te evazionit dhe kontrabandes nga subjekte te ndryshme private dhe pak ose aspak, ne rastet e abuzimit ne detyre te punonjesve te tatimeve, apo doganiereve te ndryshem". Rama ka sqaruar se organet doganore dergojne ne prokurori me vonese materialet per ceshtje penale te kontrabandes, te konstatuara prej tyre gjate ushtrimit te detyres. Ne te njejten kohe mesohet se edhe oficeret e policise gjyqesore te doganave prane Njesise jane ndryshuar disa here, gje qe ndikon negativisht ne rezultatet e punes. Sipas Rames, gjate ketyre dy viteve pune pas krijimit te Njesise, eshte konstatuar se objekti i veprave penale, qe kane qene kompetence e ketij sektori, eshte zgjeruar dhe ka krijuar nje mbingarkese ne pune per prokuroret dhe oficeret e Policise Gjyqesore. Ne fund Rama ka theksuar se, si rezultat i pengesave ligjore ka kufizime ne shperblimin qe mund te jepet per pune te mire te kryer nga oficere te Policise Gjyqesore prane Njesise.

Per te pasur nje rritje me te larte ne goditjen e veprave penale, te cilat kane te bejne me krimin ekonomik dhe korrupsionin, Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim edhe me qeverine, aplikoi prane Programit te Sfides se Llogarise se Mijevjecarit (faza dyte) per perfshirjen ne kete program te ngritjes se gjashte njesive te reja te perbashketa hetimore prane prokurorive; Durres, Shkoder, Fier, Vlore, Gjirokaster dhe Korce. Gjate takimit te djeshem u nenshkrua edhe Memorandumi per keto njesi te reja. Po ashtu nga ana e kryeprokurores, jane perzgjedhur edhe drejtuesit e ketyre njesive.

Drejtuesit e Njesive ne Rrethe:

Fier Alma Koka

Vlore Dorjan Tafili

Shkoder Arta Marku

Gjirokaster Arben Pasha

Korce Elision Sadiku

Durres Dritan Rreshka

Tirane Altin Dumani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›