E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermanët: Nuk kemi më përgjëgjësi ndaj izralitëve

Berlin - 60 për qind e gjermanëve shprehen se janë kundër detyrimeve që duhet të kenë ndaj Izraelit. Pas gjashtë dekadash nga përfundimi i luftës naziste, gjermanët duket se nuk mbajnë më përgjegjësi ndaj krimeve të regjimit hitlerian kundër pupullit hebre. Sipas një sondazhi të botuar në revistën “Stern” dhe të organizuar nga instituti Forsa, 60 përqind e gjermanëve janë kundër detyrimeve të tyre ndaj izraelitëve. Drejtori i institutit Forsa, Manfred Gullner thekson se "Është një zhvillim i rrezikshëm nëse tek më të rinjtë mbizotëron ideja se duhet t'i heqim vizë dhe të mos shqetësohemi më për atë që ka ndodhur në kohën e nazizmit". Ndërkohë,mbi një e treta e gjermanëve (35 për qind) mendojnë se kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Izraelit, atë që përsërit pa u lodhur klasa politike gjermane.

Gjermanët janë të përçarë lidhur me çështjen se kush mban përgjegjësi në konfliktin aktual në Gaza: 30 për qind fajësojnë me emër grupin radikal palestinez Hamas, 13 për qind ia hedhin fajin Izraelit dhe 35 për qind shprehen se të dy palët janë përgjegjëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›