Izraelitët pengojnë anijen iraniane me ndihma për Gazën
Teheran - Një anije iraniane e ngarkuar me ndihma humanitare për të shkuar në Gaza është penguar nga flota detare izraelite. Sipas shefit të ekipit të ndihmës që gjendet në anije, Ahmad Navabile, anija ndodhet disa milje nga Gaza, ndërkohë marina izraelite e pengon të përparojë dhe ka dhënë urdhër të kthehet prapa. "Nëse vazhdon kështu, do të detyrohemi të shkojmë në portin al-Arich, në Egjipt, për të dërguar ndihmën nëpërmjet kalimit të Rafahut", shtoi ai.
Anija, e marrë me qera nga Kryqi i Kuq iranian dhe e ngarkuar me 2 000 tonë ushqime dhe ilaçe, ishte nisur përpara dy javëve. Disa mjekë iranianë ndodhen gjithashtu në bord, citon Reuters.
Anija, e marrë me qera nga Kryqi i Kuq iranian dhe e ngarkuar me 2 000 tonë ushqime dhe ilaçe, ishte nisur përpara dy javëve. Disa mjekë iranianë ndodhen gjithashtu në bord, citon Reuters.