Kievi: Gazprom po bllokon teknikën e furnizimit me gaz
Kiev - Rriten vështirësitë dhe kriza e gazit natyror të lëshuar nga gjigandi rus Gazprom drejt Evropës përmes Ukrainës. Sipas zëdhënësit të "Naftogaz"-it Valentin Zelianski, kompania ruse "Gazprom" po e bën teknikisht të pamundur tranzitin e gazit rus drejt Europës. Ai shtoi se "Teknikisht, nuk mund të dërgojmë gaz atje ku kërkohet", gjë kjo e kundërshtuar nga Gazprom.