E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Nuk pranojmë bisedime me Hamasin

Uashington - Ministrja e ardhshme e jashtme e SHBA-ve Hillary Clinton refuzon bisedimet me Hamasin. Së pari Hamasi duhet të njohë të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe të pranojë marrëveshjet e mëparshme, tha Clinton para komisionit të jashtëm të senatit, i cili duhet të aprovojë nominimin e saj. Ajo theksoi garancitë e sigurisë së SHBA-ve për Izraelin dhe deklaroi në të njëjtën kohë se SHBA-të duhet të njohin edhe pretendimin e palestinezëve për një shtet të vetin. Hillary Clinton bëri të ditur se do të zhvillojë një politikë të jashtme pragmatike dhe theksoi se nuk do të ketë iniciativa politike unilaterale. Në konfliktin atomik me Iranin dhe Korenë e Veriut qëndrimi do të jetë i njëjtë, por diplomacia do të ketë prioritet. Qeveria e presidentit të ardhshëm Barak Obama sipas Clintonit planifikon, që të bashkëpunojë me Rusinë dhe Kinën në çështjet kryesore, në mospërhapjen e armëve atomike, në çështjet e sigurisë dhe në ekonomi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›