E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani rihap rrugën për furnizim të Afganistanit

Islamabad - Qeveria pakistaneze ka njoftuar për rihapjen e rrugës që përdoret për furnizmin e forcave perëndimore në Afganistan, e bllokuar kjo nga protestuesit të zemëruar në lidhje me kërkimet ushtarake për militantët. Sipas zëdhënësit të qeverisë Khalid Nazar Kajani protestuesit kishin rënë dakord dje pasdite për t'i dhënë fund bllokadës. Rrugët e furnizimit nga porti i Karaçit për të furnizuar trupat perëndimore në Afganistan janë jetike për forcat e perëndimit që luftojnë me talebanët. Anëtarët e fiseve pashtunë etnikë bllokuan një nga dy rrugët përmes Pakistanit të shtunën për të protesutar kundër forcave të sigurimit që kërkonin për militantë në qytetin e Kila Abdullah, rreth 70 kilometra në jugperëndim të kalimit kufitar në Kaman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›