E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraburgimi, jetesë “në luks”

02/05/2009  Durrës, ky institucioni ka përmirësuar ndjeshëm kushtet. Një punonjës për një të burgosur

Të ndaluarit kanë ndaluar revoltat, tashmë kushte optimale nëpër dhoma dhe jashtë

Prej disa muajsh në hyrje të zonës së ish-Kënetës, pranë kishës katolike të qytetit të Durrësit ngjitur me Unazën funksionin institucioni i ri i paraburgimit. Në këtë institucion, i cili përfundoi së ndërtuari verën e vitit të kaluar, jetojnë 207 të paraburgosur, ndërkohë që po kaq të tjerë, punonjës policie dhe personel civil, janë në dispozicion të tyre. Me kalimin e institucioneve të paraburgimit dhe burgjeve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit nisi investimin për përmirësimin e kushteve në ambientet e paraburgimit dhe ndërtimin e ambienteve të reja për personat që janë në pritje të daljes në gjykim dhe dhënien e një vendimi për ta nga gjykata. Konkretisht ambientet e paraburgimit të Durrësit ishin në godinën e Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës, në kushte mjaft ë vështira. Mbipopullimi i dhomave, mungesa e ujit, banjave dhe dusheve shpesh ishin bërë objekt protestash dhe minirevoltash nga të paraburgosurit e këtij qyteti, ndërkohë që zhvendosja e tyre në ambientet e reja mund të quhet një ndryshim rrënjësor, thënë ndryshe “si nata me ditën”.

Paraburgimi i ri

Drejtori i institucionit të paraburgimit në Durrës, Avdulla Duka, shprehet se kushtet e shtetasve që gjenden në këtë institucion për akuza të ndryshme janë përmirësuar dukshëm. Në dhomat ku qëndrojnë të paraburgosurit ka shtretër tek, batanije, çarçafë, ndriçim i bollshëm, ujë, tualet dhe dushe për të gjithë. Banjat dhe dushet janë të instaluara në çdo dhomë dhe një dhomë nuk ka më shumë se 4 persona të paraburgosur. Gjithsej në këtë institucion gjenden 207 vetë, nga të cilët 6 janë shtetas rumunë që u arrestuan në Kavajë për trafik të materialeve prej ari të falsifikuara nga rumunët. Për mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion janë punësuar gjithsej 202 vetë, nga të cilët 150 janë punonjës policie që merren me ruajtjen dhe garantimin e sigurisë, 52 vetë në stafin civil, që nga prapavija, kuzhina, mjekët, infermierët, psikologët dhe deri tek dentisti e farmacisti. Në këtë institucion ka gjithsej 5 mjekë, 7 psikologë dhe 4 kuzhinierë. Në këtë institucion vijnë të gjithë personat që arrestohen nga policia me urdhër të Prokurorisë në momentin që gjykata ka vlerësuar si masë paraprake sigurie atë të arrestit me burg, ndërkohë që 72 orët e para të ndalimit të tyre, ata duhet t’i kalojnë në ambientet e vjetra, pasi janë në ruajtje të efektivave të policisë së komisariatit të Durrësit.

Aktivitetet

Në mjediset e përbashkëta të paraburgosurit ndajnë sallë TV-je, frigoriferë të ndryshëm, bibliotekë, palestër sportive, bëjnë kurse për mësimin e gjuhëve të huaja në bashkëpunim me shkollën “Vicens Prendushi”, ndërkohë që brenda këtyre ambienteve gjendet edhe një kishë dhe një xhami për faljen e tyre sipas besimeve përkatëse. Dy mësuese murgesha nga shkolla “Vicens Prendushi” japin mësim të rregullt për ata persona që dëshirojnë, ndërkohë që aktivitetet nuk kanë munguar përgjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në këtë godinë. Kushtet e mësipërme janë konstatuar edhe nga inspektorët e institucionit të “Avokatit të Popullit”, të cilët shpesh kanë kryer inspektime në këtë godinë.

Kushtet

Si trajtohen të paraburgosurit

Drejtori i paraburgimit Avdulla Duka ka thënë se askush nga personat që janë në pritje të një vendimi në lidhje me akuzat që iu janë bërë për vepra të ndryshme penale, nuk ka rënë pre e dhunës fizike, apo psikologjike nga ana e punonjësve të policisë, gardianëve apo dhe personelit ndihmës. Këtë gjë më mirë se kushdo, e konfirmojë raportet e Avokatit të Popullit si dhe vetë familjarët e të paraburgosurve, të cilët shprehen se “vërtet kushtet aty janë shumë të mira”. Një gjë e tillë ndodh në një territor me sipërfaqe total prej 6000 metër katror. Për mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion janë punësuar gjithsej 202 vetë, nga të cilët 150 janë punonjës policie që merren me ruajtjen dhe garantimin e sigurisë, 52 vetë në stafin civil, që nga prapavija, kuzhina, mjekët, infermierët, psikologët dhe deri tek dentisti e farmacisti. Në këtë institucion ka gjithsej 5 mjekë, 7 psikologë dhe 4 kuzhinierë. Dikur mbipopullimi i dhomave, mungesa e ujit, banjave dhe dusheve shpesh ishin bërë objekt protestash dhe minirevoltash nga të paraburgosurit e këtij qyteti, ndërkohë që zhvendosja e tyre në ambientet e reja mund të quhet një ndryshim rrënjësor. Në mjediset e përbashkëta të paraburgosurit ndajnë sallë TV-je, frigoriferë të ndryshëm, bibliotekë, palestër sportive, bëjnë kurse për mësimin e gjuhëve të huaja në bashkëpunim me shkollën “Vicens Prendushi”, ndërkohë që brenda këtyre ambienteve gjendet edhe një kishë dhe një xhami për faljen e tyre sipas besimeve përkatëse. Dy mësuese japin mësim të rregullt për ata persona që dëshirojnë, ndërkohë që aktivitetet nuk kanë munguar përgjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në këtë godinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›