Gripi i derrave, inspektorët e bujqësisë kontrolle në dogana
02/05/2009 Lënë për të dëshiruar masat në port
Alarmi i dhënë nga OBSH-ja për rrezikun e gripit të derrave ka bërë që të merren disa masa për çdo pikë kufitare të qarkut të Vlorës. Në portin e Vlorës, si edhe pikën doganore të Qafë-Botës janë marrë disa masa paraprake për kontrollin e pasagjerëve dhe produkteve ushqimore që importohen. Sipas kreut të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit për qarkun e Vlorës, Eduart Dervishaj, të 11 inspektorët e shpërndarë në qark janë angazhuar sipas direktivave të Ministrisë së Bujqësisë për kontrollet e rrepta në të gjitha produktet me bazë shtazore që importohen. Ai theksoi se gjithashtu kontrollohen certifikatat e origjinës së këtyre produkteve që hyjnë në Shqipëri, por edhe ato që janë tranzitore në vendin tonë. “Nuk ka pasur asnjë problem as me ushqimet me bazë shtazore, pasi dhe të tilla nuk kanë hyrë në këtë port, po ashtu dhe pasagjerët që kanë qarkulluar nëpërmjet pikave tona kufitare”, tha Dervishaj. Ndërsa theksoi se do të merren masa edhe për kontroll në pika të ndryshme të prodhimit të produkteve shtazore, e kryesisht ato me bazë mishin e derrit, e njëkohësisht njësitë tregtare në rang qarku. Gjithsesi nga ana e autoriteteve shprehet me siguri se vendi ynë nuk rriskohet nga gripi i derrave dhe se janë marrë të gjitha masat që sensibilizimi të nisë në masë dhe kontrollet në pikat hyrëse doganore në qarkun e Vlorës të intensifikohen. Por nga vëzhgimi i kryer është konstatuar se masat e mara në pikën e kalimit kufitar të portit lënë shumë për të dëshiruar, sepse nuk bëhen vizita apo intervista si dhe dezinfektime në tragete apo pika të kalimit kufitar, inspektorët presin që vet pasagjerët të bëjnë deklarim që janë të sëmurë apo të prekur nga gripi i derrave dhe më pas të merren masa ndaj tyre për shtrimin në spital për të qenë në mbikëqyrjen e mjekëve.
Dh. Spiro