Gjermanët interes për turizmin
SARANDE – Gjermanët interesohen për qytetin e Sarandës. Përballë Kroacisë, e njohur si destinacion i përhershëm i turistëve nga Gjermania janë diskutuar mundësitë që ofron qyteti ynë bregdetar për tërheqjen e tyre. Një grup të huajsh, në përbërje të të cilit ndodheshin përfaqësues nga shoqëria teknike GTZ, agjentë të turizmit, avokatë e gazetarë si dhe zv.ambasadori gjerman në Tiranë, Jan Rudolf ishin të pranishëm në Sarandë. Në takimin e organizuar, gjermanët kërkuan të informoheshin për profilin turistik të Sarandës dhe nëse është gati ajo të presë turistë, por edhe për praninë e investimeve të mundshme gjermane. Nën-kryetarët e bashkisë si dhe drejtori i Turizmit evidentuan faktet se Saranda ndodhet përballë ishullit grek të Korfuzit dhe pranë portit të Igumenicës, afërsinë me Tiranën, falë investimeve në infrastrukturë si dhe pranë zonave arkeologjike. sh.d