Studimi, 20% e nxënësve pinë hashash
Rreth 20% e gjimnazistëve konsumojnë hashash. Gjithçka e bën me dije studimi i shoqatës “Aksion Plus”. Sipas tij, të gjitha shkollat e Tiranës janë të prekura nga ky problem, ndërkohë që grupmoshat që zënë dhe numrin më të lartë të përdoruesve janë 14-15 vjeç. Shkollat në periferi konsiderohen më problematike. Një dukuri tjetër që ndikon negativisht është dhe dhënia falas e paketave të cigareve për arsye promocioni pranë ambienteve të arsimit. Për të zbutur disi këtë fenomen ka filluar që prej disa javësh projekti “Thuaj jo drogës, po jetës”. Ai ka filluar të shtrihet si një fushatë sensibilizuese në të gjitha shkollat e Tiranës. Dje pjesë e tij u bë shkolla e mesme e përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, ku ndërgjegjësimi i nxënësve ishte qëllimi kryesor. Konsumimi i drogës në adoleshencë është një problem madhor me pasoja për gjithë shoqërinë shqiptare.