Rrëshqitja e tokës, banorët roje natën
BERAT – Banorët e fshatit Korit në Berat e kaluan natën e së mërkurës duke bërë roje nga frika e rrëshqitjes së tokës mbi të cilën kanë shtëpitë. Prej tyre mësohet se nata ka qenë e tmerrshme, pasi lëkundje të tjera janë ndjerë, duke i detyruar ata herë pas here që të dalin jashtë. Në orët e natës një masiv i madh dheu është shkëputur nga kodra dhe ka përfunduar në rrugë, në një kohë kur ende nuk ishte hequr ajo e rënë një ditë më parë. Rrëshqitjet që vazhduan dhe ditën e djeshme kanë bërë që banorët të mendojnë për transferimin tek të afërm të tyre ose të ngrenë çadra por t’u strehuar. Kryetari i komunës, Fadil Ago thotë se prej kohësh është kërkuar që banorët e këtij fshati të shpërngulen nga zona e rrezikuar. Burime nga prefektura pohojnë se gjendjen e fshatit Korit në komunën e Lumasit e kanë bërë prezent dhe në qeveri, duke pritur ndihmën konkrete të saj. d.xh