Gjermanët pranuan viktimat në civilë vetëm 2 muaj pas tragjedisë
Sulmi i muajit shtator i projektuar ndaj talebanëve tronditi mbarë popullin gjerman. Kundërshtia e tyre ndaj konflikteve në përgjithësi i ka rrënjët te Lufta e Dytë Botërore, pasojave dhe qëndrimit që mbajti Gjermania pas kësaj lufte. Sulmi ndodhi në afërsi të Kunduzit në veri të Afganistanit dhe u kërkua nga trupat gjermane që më pas e konsideruan atë si një sulm parandalues për të ndaluar kundërsulmet e talebanëve. Presidenti i vendit, Karzai e cilësoi këtë sulm me pasoja të rënda për civilët vendas "një gabim gjykimi". Ky sulm u kritikua edhe nga Ministria e Jashtme e Francës dhe Britanisë së Madhe. Më 6 nëntor, 2 muaj pas sulmit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Guttenberg, ishte zyrtari i parë i lartë gjerman që pranoi faktin e vrasjes së civilëve si pasojë e sulmit.