Shitjet me pakicë vijojnë të ulen
Tregtia me pakicë u ul me 2.9 për qind gjatë muajit shtator në krahasim me një vit më parë, gjë që solli edhe uljen e numrit të të punësuarve me 3.4 për qind, bëhet e ditur nga një raport i Institutit të Statistikave që u publikua dje. Pothuajse të gjitha llojet e dyqaneve, me përjashtim të ilaçeve dhe kozmetikës, kanë shënuar rënie të shitjeve, gjë që ka sjellë edhe shkurtimin e vendeve të punës. Më e goditur ka qenë tregtia e mallrave të luksit apo ato të konsumit afatmesëm e afatgjatë. Kështu, rënia më e theksuar është shënuar në shitjet e veshjeve dhe këpucëve, -7.7 për qind, si dhe shitjeve me pakicë të karburanteve në volum, -9.8 për qind. Punësimi në tregtinë e veshjeve dhe këpucëve është reduktuar me 21 për qind deri në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin 2008. Rënia e shitjeve të librave, gazetave, artikujve shkollorë e mallrave të tjera industriale në dyqane të specializuara, ka qenë 2.8 për qind, por kjo rënie e vogël, në krahasim me sektorët e tjerë, ka sjellë një reduktim masiv të të punësuarve me gati 13 për qind. Por ndërsa shitjet me pakicë në dyqanet e specializuara kanë pësuar rënie, shitja e artikujve të përzierë joushqimorë nëpër dyqanet e paspecializuar ka shënuar një rritje prej 3.8 për qind. Në rritje rezulton edhe tregtimi dhe mirëmbajtja e automjeteve.
Indeksi i shitjeve me pakicë përgatitet një herë në tre muaj nga Instituti i Statistikave. Indeksi ka shënuar rënie të konsiderueshme gjatë të gjithë këtij viti, gjë që ndodh për herë të parë dhe që konfirmon prekjen e vendit nga kriza e përgjithshme ekonomike.
Pak javë më parë, Banka e Shqipërisë publikoi indeksin e besimit të konsumatorit, ku shqiptarët raportuan përkeqësim të gjendjes së tyre financiare.
"Pritshmëria e përgjithshme ekonomike e konsumatorëve është në rënie, ndërsa blerjet e mëdha pësuan ulje me 1.5 pikë përqindjeje", raportoi BSH. Konsumatorët vlerësojnë se situata e përgjithshme financiare është përkeqësuar në muajt e fundit. Ata presin që në 12 muajt e ardhshëm inflacioni të rritet pak më shumë se në të shkuarën. Rreth 45 për qind e konsumatorëve të intervistuar presin që papunësia të rritet në gjashtë muajt e ardhshëm. Në vëzhgimin paraardhës, vetëm 36 për qind e konsumatorëve kishin të njëjtin mendim. Nga ana tjetër, numri i shqiptarëve që besojnë se papunësia do të ulet është reduktuar më tej në 15.4 për qind, nga 27.7 për qind që ishte në vëzhgimin paraardhës.
Gj. Erebara