Çarja e asfaltit, ende e pariparuar
Më shumë se dy javë më parë, gazeta "Shqip" sensibilizoi përmes një fotolajmi për çarjen e asfaltit në afërsi të Kukësit, si dhe me shkrimin e ditëve të fundit për çarje të tjera dhe rënie gurësh. Në vendin ku tabani i rrugës ka pësuar çarje, punëtorët kanë hedhur vetëm serë të shkrirë, e cila në vend që të mbyllte çarjen, siç kanë menduar punëtorët, e ka nxjerrë më tepër në pah atë. Ndërkohë, përderisa ende kjo pjesë nuk është dorëzuar, madje as e përfunduar plotësisht me sinjalistikë, pohime jo shumë zyrtare të ndërtuesve thonë se "jemi në kohë për ta riparuar" dhe se nuk ka asgjë për t‘u alarmuar.