E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët propozojnë skanimin e tifozëve

Një propozim i çuditshëm, por që konsiderohet i efektshëm. Në Gjermani po qarkullon një ide e skanimit të fytyrës së fansave, në përpjekje për ta eliminuar huliganizmin. Kjo ide është kritikuar ashpër nga asociacioni kombëtar i fansave në Gjermani, i cili e konsideron atë si mohim i demokracisë dhe pushtim i lirive civile të tifozëve.

Fansat e futbollit në Gjermani ndoshta do të detyrohen të kalojnë nëpër një ‘skanim të fytyrës’, para hyrjes në stadiume. Këtë propozim e ka dhënë ministri i Brendshëm i këtij vendi, Lorenz Caffier, në përpjekje për ta eliminuar huliganizmin.

Propozimi, i cili përfshin edhe krahasimet e të dhënave të vizitorëve të ‘qetë’ dhe atyre të ‘tërbuar’, është konsideruar si e padrejtë nga asociacioni kombëtar i fansave. Mirëpo, ministri Caffier ka thënë se mënyra e vetme për ta ndalur huliganizmin në stadiume, në të kaluarën, siç ishte ndalimi i hyrjes në stadium, nuk ka funksionuar.

“Përkrah ndihmës së biletave të personalizuara dhe skanerëve të fytyrës, huliganët do të mbaheshin jashtë stadiumeve përgjithmonë. Ne duhet të shkojmë përtej diskutimeve aktuale”, pohoi Caffier.

Një studim ka qenë i porositur për ta përcaktuar realizueshmërinë praktike dhe ligjore të përdorimit të teknologjisë në stadiume, kështu që kjo ide me skanerë do të provohet shumë shpejt. Në vendin ku ka pasur marrëdhënie të këqija me mbikëqyrjen në të kaluarën, çdo formë e monitorimit të popullatës është parë si e dyshimtë dhe mosbesuese.

“Kjo ide është një mohim i demokracisë dhe është një gjë që kujton lëkundjet e vitit 1984. Përpjekja për ta luftuar një problem me mbikëqyrje dhe jo sulmuar rrënjët e çështjes, është jashtë kontaktit me realitetin dhe mbi të gjitha, është një pushtim drastik i lirive civile të tifozëve individualë", thotë Philipp Markhardt, zëdhënës i asociacionit kombëtar të fansave.

Identifikimi teknologjik i fytyrës tashmë është provuar në disa vende, si në Poloni e Brazil, në tentim për ta minimizuar dhunën ndemjet fansave në stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›