Mbyllet ceshtja ndaj ciklistit Lens Armstrong
Prokurorët federalë në Los Anxhelos njoftuan se mbyllën hetimin për akuzat për veprime kriminale ndaj anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një ekipi çiklizmi, një pjesë e të cilit e zotëron shtatë herë fituesi i “Tour de France”, Lens Armstrong.
Avokati Andre Birot Xhunjor tha se po bënte një lajmërim publik rreth mbylljes së çështjes. Hetimi ishte përqendruar te akuzat për trafik droge, pastrim parashë dhe veprime jo të ligjshme, më saktësisht dopingu, ku përfshiheshin ish-kampioni i “Grande Boucle” dhe disa çiklistëve të tjerë.
Qeveria publikoi deklaratën për shtyp, në të cilën theksohej se “Avokati I Shteteve të Bashkuara, Andre Birot Xhunjor bëri të ditur se zyra e tij ka mbyllur hetimin rreth akuzave federale për veprime kriminale nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët e një skuadre profesioniste çiklizmi, një pjesë e së cilës zotërohet nga Lens Armstrong”
Hetimi nisi në vitin 2010, ndërsa u vendos arkivimi I akuzave, pasi nuk ekzistonin fakte rreth akuzave të ngritura. Për këtë çështje ishin marrë në pyetje disa çiklistë, mes të cilëve edhe Tajler Hamilton, ish-shoku i skuadrës së Armstrong, që ka akuzuar shpeshherë teksanin se ka përdorur substance të ndaluara, më specifikisht EPO.
Shtatë herë fituesi i “Tour De France”, i cili është tërhequr nga garat në janar 2011, u shpreh I kënaqur për vendimin. Hetimi lidhej me periudhën nga viti 1998 deri më 2004, kur Armstrong garonte me skuadrën “US Postal”, që më pas u emërua “Discovery” dhe kjo ishte periudha e artë e çiklistit të njohur ndryshe me nofkën “kanibali”.