E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët trajnojnë vullnetarët socialistë

Fondacioni "Friedrich Ebert" për dy ditë po trajnon vullnetarët e rinj të Partisë Socialiste, lidhur me organizimin e fushatës elektorale. Ekspertë të këtij fondacioni dhe deputeti i zonës, Taulant Balla, i kanë njohur vullnetarët me eksperiencat më të mira të organizimit të fushatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe Britani. Qëllimi i këtyre trajnimeve, sipas deputetit socialist, është pikërisht strukturimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë me zgjedhësit. Prej kohësh partia më e madhe e opozitës ka filluar të afrojë të huaj për të asistuar në përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›