E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria: Pa karta, s‘do merrni rrogat

Ministria e Brendshme nis presionin për pensionistët dhe studentët për t‘u pajisur me kartat e identitetit. Zëdhënësi i kësaj ministri ka bërë me dije sanksionet që do të përdoren për këtë kategori nëse nuk aplikojnë për kartat e identitetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, deri në datën 26 mars 2009 kanë aplikuar 350 mijë shtetas, ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Personalizimit të të Dhënave janë prodhuar 250 mijë karta identiteti. Ministria e Brendshme paralajmëroi qytetarët se nuk do të përfitojnë asnjë shërbim nga institucionet shtetërore nëse nuk pajisen me kartat e identitetit. Kjo ministri bëri me dije gjithashtu se pa kartat e identitetit qytetarët s‘do të mund të marrin dot rrogat, pensionet apo shërbimet publike.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Fatmir Konja, i ka ftuar edhe një herë qytetarët të aplikojnë për kartat e identitetit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›