Zekerija Ramadani: Lamtumirë Besë

Reshat Ibrahimi
Shkup, 7 maj - Zekerija Ramadani – Zeka i ka thënë lamtumirë ekipit të Besës nga Kavaja tre javë para përfundimit të kampionatit. Kjo për shkak të një kartoni të verdhë që ka marrë në ndeshjen derbi me Partizanin. Tani me gjashtë kartonë të verdhë nuk do të ketë të drejtë të luajë në dy ndeshjet e fundit dhe pikërisht për këtë arsye ai ka vendosur që t'i marrë të gjitha valixhet nga Kavaja dhe të kthehet në Shkup. "Pasi nuk mund t'i ndihmojë Besës në javët e ardhshme do të vij në Shkup. Paraprakisht do të bisedoj me drejtuesit e klubit dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të stërvitem te Slloga J., në Shkup sa për të mbajtur formën", tha mbrojtësi i Besës, Ramadani. Në pyetjen nëse kjo nënkupton se nuk kthehet më te Besa, ai është përgjigjur: "Nëse kanë nevojë për ndeshjen e fundit, do të kthehem për të luajtur sa për të respektuar kontratën. Por unë mendoj se Besa nuk do të presë javën e fundit për të siguruar një vend në Intertoto", tha ai. Kontrata me klubin "verdhezi" nga Kavaja, Ramadanit i përfundon me mbylljen e kampionatit. Por, që tani ofertat kanë filluar të arrijnë në adresë të mbrojtësit kryesor të Besës. "Fillimisht do të bisedoj me Besën, nëse ata janë të interesuar për angazhimin tim. Ata më kanë pritur shumë mirë dhe nuk ua kthej shpinën aq lehtë edhe pse jam lojtar i lirë. Nëse Besa nuk është e interesuar, atëherë unë do gjej klub tjetër. Oferta kanë filluar të vijnë nga klube të Shqipërisë dhe të tjera, por tani është herët të flasim për emra", tha Ramadani. Ai ka pranuar se do të luaj në kupat evropiane, por me cilën ekip ende nuk dihet. "Besa duhet të më japë përgjigje deri në fillim të qershorit, pasi me 20 qershor luhen takimet për Intertoto, kur duhet të bëhet paraqitja ime në UEFA. Nëse s'luaj me Besën, atëherë patjetër me një klub tjetër do të shijoj kupat e Evropës", tha gjatë bisedës për "Lajm", Ramadani. Ndryshe për humbjen e së shtunës 1:0 nga Partizani, ai e ka akuzuar gjyqtarin e takimit. Zekerija Ramdani largohet nga ekipi i Besës, kur skuadra gjendet në vendin e tretë me 50 pikë, vetëm tre më shumë se Elbasani që gjendet në vendin e katërt dhe nëntë më pak se Partizani, që është në pozitën e dytë të tabelës së Superligës së Shqipërisë.