Gjermani, Bundestagu miraton paketën e ndihmës për Greqinë
BERLIN - Parlamenti gjerman miratoi me 496 vota pro paketën e dytë të ndihmës për Greqinë.
Pavarësisht zërave të shumtë brenda qeverisë gjermane, që kërkojnë daljen e Greqisë nga eurozona, vetëm 90 deputetë të Bundestagut votuan kundër paketës së re të ndihmës, ndërsa 5 te tjerë abstenuan.
Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich është anëtari i parë i qeverisë gjermane që ka tërhequr vëmendjen me idenë e nxjerrjes së Greqisë nga eurozona, duke kërkuar me këtë edhe një ndryshim radikal kursi për shpëtimin e euros. Ministri gjerman i këshilloi grekët të dalin nga eurozona.
"Jashtë eurozonës, shanset e Greqisë për t'u rigjeneruar dhe për t'u bërë më e aftë për të konkurruar janë shumë më të mëdha se sa po të qëndronte në eurozonë" ka thënë Friedrich, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Dpa. "Nuk flas për përjashtimin e Greqisë, por për të dhënë impulse për daljen e Greqisë nga eurozona, impulse që për vetë grekët do të ishin atraktive", citohet Friedrich.
(er.nu/BalkanWeb)