VV protestë kundër fusnotës, Kurti paralajmëron ‘Pranverën kosovare’
PRISHTINË- Ka përfunduar pa incidente protesta e Vetëvendosje-s para qeverisë së Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për pjesëmarrjen në nismat rajonale, tashmë të njohur si “Marrëveshja Fusnota”. Sheshi Skender Beu tashmë është boshatisur. Në mbyllje të saj lideri i Vetëvendosje-s ka paralajmëruar protesta të tjera. “Do të ndodhë Pranvera kosovare”, është shprehur ai.
Albin Kurti e ka quajtur marrëveshje personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. “Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qytetarëve të Kosovës, pra kjo protestë demokratizon Republikën të cilën na e hoqi kryeministri”, është shprehur Kurti në një prononcim për KTV-në. Ai ka paralajmëruar se protesta e sotshme është vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.
Mediat kosovare bëjnë me dije se mbi 2 mijë policë qëndruan në gatishmëri.
Kuvendi rrëzon peticionin e VV
Ora 14:22 Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka refuzuar sot të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, të kërkuar me peticionin e Vetëvendosjes, me 15 mijë firmash qytetarësh. Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, siç raporton KTV-ja, tha se këtë të drejtë e kanë vetëm presidentja, kryeministri si dhe kërkesa me nënshkrimin e 40 deputetëve. I pyetur nëse marrëveshja për fusnotën bie në kundërshtim me Kushtetutën Kosovës , sipas tij për këtë çështje duhet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese. “Ne nuk merrem me emra të përveçëm. Por kjo çështje, është apo nuk është në përputhje me kushtetutën. Ju e dini që ne e kemi një institucion të pavarur, i cili e ka të drejtën të interpretoj e fundit vendimet apo ligjet që merren në kundërshtim me kushtetutën dhe kjo është Gjykata Kushtetuese”,-ka thënë Krasniqi.
Tension, protestuesit rrëzojnë barrikadat e policisë
Ora 13:55 Pas bisedës disa minutëshe dhe të pasuksesshme të udhëheqësve të lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësues të policisë së Kosovës, të cilëve u është kërkuar heqja e barrikadave dhe pasi kjo nuk është bërë nga policia, protestuesit kanë larguar barrikadat e vendosura dhe kanë thyer kordonin e policisë. Ata, tashmë, ndodhen para hyrjes së selisë ë qeverisë së Kosovës. Qindra protestues, me pankarta të shumta dhe thirrje të vazhdueshme, “Poshtë fusnota”, “Poshtë qeveria”, “Hashim Thaçi shiti Kosovën”, shprehen kundra qeverisë. Forca të shumta policore kanë blinduar selinë e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Ndër protestues ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Liderët e Vetëvendosjes u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos shkaktojnë incidente, meqë nuk e kanë për qëllim marrjen e institucioneve, por bllokimin e hyrje-daljeve për katër orë.
Marrëveshja me Serbinë, VV protestë kundra fusnotës
Ora 12:50 Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç ka paralajmëruar, ka nisur protestën e saj në kundërshtim të marrëveshjes së fundit që Prishtina ka arritur me Beogradin, e sipas së cilës Kosova në forumet rajonale, do të mund të përfaqësohet vetëm duke u shoqëruar me fusnotën në të cilën është përfshirë rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Lëvizja Vetëvendosje për këtë qëllim ka mbledhur 15 mijë nënshkrime, në një peticion që do ti drejtohet Kuvendit të Kosovës nën thirrjen "Mbrojeni Republikën", ndërkohë që protesta e sotme me slogani "Pezullimi i qeverisë për katër orë”, synon të bllokojë punën e qeverisë. Një numër i madh forcash policore janë vendosur para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa në Sheshin 'Nënë Tereza' përfaqësues Vetëvendosjes po u drejtohet qindra protestuesve. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri akuzoi qeverinë Qeverinë se po kthen pas statusin e vendit, ‘për ç’ka është derdhur gjak’, ndërkohë që kërkoi dorëheqjen e saj. Vetëvendosja është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”. Fusnota, me të cilën kanë rënë dakort në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, delegacioni serb i kryesuar nga Branko Stefanovic dhe ai kosovar i kryesuar nga Edita Tahiri , përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(el.me/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga protesta