E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Dënohet vrasësi i gruas në gjykatë

Gjykata gjermane dënoi sot me burgim të përjetshëm të akuzuarin për vrasjen me thikë të një gruaje shtatzënë nga Egjipti, që ndodhi në sallën e njëjtë të gjykatës në Drezden.
Vrasja e gruas nxiti zemërim në mbarë botën myslimane, ku shumica besojnë se Marva al-Shirbini u vra për shkak se mbante shami në kokë.
Aleksander Viens, gjermani 28 vjeçar me origjinë nga Rusia, pranoi se e ka vrarë gruan, por shtoi se veprimet e tij nuk ishin të paramenduara dhe nuk kishin motive ksenofobie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›