E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Deçan, sulmohet eskorda e kryeministrit Thaçi

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar të mërkurën në Deçan. Sipas mediave kosovare pasi Thaçi ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.
Eskorta e kryeministri më vonë është nisur në drejtim të Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›