Gjermani/ Helikopteri përplaset në autostradë, dy viktima
Një helikopter ushtarak amerikan Black Hawk , është përplasur në afërsi të një autostrade në jug perëndim të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, saktësoi policia në qytetin e Hesse-s. për pasojë kanë humbur jetën të paktën dy persona informon media gjermane. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane për Europën, tha se në bordin e mjetit futures ushtarak, Black Hawk, ndodheshin të paktën tre persona. Black haëk është një helicopter transporti.
Ende nuk është bërë i qartë shkaku i aksidentit ajror, dhe sipas zëdhënësit nuk është bërë e ditur as nëse helikopteri ishte nisur për fluturim nga ajo zonë, apo nëse ishte drejtuar për aty. shumë zona të Gjermanisë janë mbuluar nga dëbora , ndërsa janë regjistruar probleme të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë ditëvë të fundit. Përplasja ndodhi në afërsi të autostradës pranë Heidelberg. Ushtria amerikane në eruopë, ka zyra në Heidelberg , ndërsa forcat amerikanë kanë një bazë jo shumë larg Ramsteinit.