E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi për Irakun, Brown po aq përgjegjës sa Blair

Rreth 60 për qind nga 1 001 persona të pyetur nga instituti ComRes theksuan se Brown, ministër i Financave në kohën e luftës në Irak në 2003 është po aq përgjegjës sa Toni Blair. Ky raport ka arritur në 52 për qind të simpatizantëve të Partisë Laburiste, ku bëjnë pjesë Brown dhe Blair, dhe 68 për qind e tyre i përkasin opozitës konservatore.Rreth 37 për qind e të pyeturve, një e katërta e të cilëve simpatizantë të laburistëve theksojnë se Blair duhet të dalë para drejtësisë për angazhimin e Britanisë së Madhe në luftën në Irak më 2003.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›