Timoshenko: Protesta në rast parregullsish në Zgjedhje
"Në rast të mos menaxhimit të dëshirës së popullit... ne do të kërkojmë prej tij të dalë në rrugë për të protestuar. Për këtë gjë nuk ka absolutisht asnjë dyshim'', tha Timoshenko në një konferencë shtypi. Dje, Timoshenko akuzoi rivalin e saj, Viktor Janukoviç se po përgatitej për mashtrime gjatë balotazhit presidencial duke ndryshuar rregullat e votimit. "Parlamenti ka miratuar ndryshime në ligjin e zgjedhjeve... që pengon zgjedhje të ndershme presidenciale, i bën ato false dhe pa rregulla. Kjo u bë sepse Janukoviçi nuk beson në fitoren e tij dhe kërkon falsifikimin e zgjedhjeve '', përfundoi ajo deklaratën në televizion.