Irani propozon pasurimin e uraniumit jashtë vendit
Perëndimi po e shqyrton me kujdes këtë propozim që mund të zgjidhte një konflikt të gjatë
Irani ka lëshuar me sukses në hapësirë dje një kuti me krimba dhe sipas vetë Ahmadinexhadit do të dërgojë shumë shpejt edhe astronautët e saj në orbitën e Tokës. Krimbat, dy breshka dhe një mi janë nisur në hapësirë në një kapsulë kërkimore që është lançuar mëngjesin e djeshëm si pjesë e planit ambicioz të Iranit për të lançuar një program hapësinor me njerëz. Në mënyrë paradoksale ky lançim ka ndodhur vetëm pak orë, pasi Ahmadinexhad ka sugjeruar se Irani është i gatshëm që të rishohë një marrëveshje të vitit të shkuar të OKB-së në lidhje me pasurimin e uraniumit dhe se është i gatshëm që këtë proces ta bëjë në një vend të huaj. Ky propozim është pritur me kujdes nga vendet perëndimore që ende po e analizojnë. Për sa u përket satelitëve, Irani ka bërë të ditur se kërkon që të lançojë satelitë në orbitë për të parandaluar katastrofat e mundshme natyrore, por ka kohë që ndodhet në një betejë të ashpër me perëndimin në lidhje me programin e tij bërthamor. Në ceremoninë e djeshme, Ahmadinexad nuk e përmendi çështjen bërthamore, por për të u fol në televizion në një edicion lajmesh.
#