E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Lieberman: Koha e dialogut për Iranin ka përfunduar

Senatori amerikan Joseph Lieberman tha të shtunën në konferencën e sigurimit në Mynih të Gjermanisë se koha e dialogut me Iranin ka përfunduar. Lieberman kritikoi shefen e politikës së jashtme ne BE Catherine Ashton, pasi ka rënë dakord bashkë me Kinën se dialogu me Iranin mund të vazhdojë.
"Shpreha pakënaqësi në deklaratën e Ashton e cila pranon bashkë me Kinën se dialogu duhet të vazhdojë", tha Lieberman për reporterët gjatë deklaratave me senatorët John Kerry dhe John Mccain.
"Dialogu ka vazhduar me iranianët për gjashtë vite Iranianët nuk i kanë shfrytëzuar shanset që ne i kemi dhënë.Mendoj se tashmë duhet të vendosen sanksione të ashpra ekonomike ", tha Lieberman.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuchehr Motaki, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për t'i dhënë fund konkfliktit bërthamor. Mottaki tha, se Irani mendon seriozisht dhe është i gatshëm që të shkëmbejë uranium të pasuruar dobët me uranium të pasuruar fort me shtetet e tjera. Por afati kohor, vendi dhe sasia e shkëmbimit të uraniumit duhet të përcaktohen nga vetë Irani, theksoi Mottaki në Mynih.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›