Warlick: çështja e Kosovës është e zgjidhur
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ritheksojnë qëndrimin e tyre se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur dhe se pavarësia është e pakthyeshme. "Për SHBA-në, çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur, por Amerika beson fuqishëm se është në interesin e Serbisë që të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor për të gjithë qytetarët në mbarë Kosovën. Këtu mund të bashkëpunojmë", ka deklaruar ambasadorja e re amerikane në Beograd, Mary Warlick. Ajo ka theksuar se Uashingtoni dhe Beogradi tashmë "janë pajtuar se nuk pajtohen për Kosovën". "Serbia i ka dyert e hapura për anëtarësim në NATO, ndonëse ky është një vendim që ajo duhet ta marrë vetë."SHBA-të mbështesin plotësisht aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Serbisë dhe se po bëjnë gjithë ç'është e mundur që të ndihmojnë përpjekjet në atë drejtim", deklaroi Warlick