Maqedoni/Gjuha shqipe nuk respektohet në komunikimin qeveri-komuna
Komunat shqiptare vazhdojnë të ankohen për injorimin e gjuhës shqipe nga ana e institucioneve qendrore qeveritare në komunikimin mes tyre në Maqedoni. Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Shefik Duraku ka pranuar për agjencinë e lajmeve INA, këtë problematikë që është evidente në sferën e komunikimit midis qendrës dhe komunave. Reagimet vijnë nga të gjitha komunat shqiptare të cilat bëjnë fajtore për këtë çështje, Qeverinë, për moszbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe, e cila është zyrtare në këtë sferë të komunikimit të ndërsjelltë, nëpërmjet dokumentacioneve dhe procedurave të tjera komunikuese. Drejtuesja e sektorit për punë normative-juridike në komunën e Tetovës, ka theksuar se shumë institucione qendrore refuzojnë të përgjigjen edhe në gjuhën zyrtare shqipe. Sipas saj, komunikimi i komunës së Tetovës me institucionet qendrore bëhet në bazë të dispozitave ligjore, të cilat janë të harmonizuara me akte qeveritare që kanë obligime për komuna. Një rast i tillë, sipas saj, është paraqitur me gjyqin kushtetues dhe me disa organe tjera qeveritare. Komuna e Tetovës nënvizon se komunikimi i tyre institucionet e nivelit qendrorë në dy gjuhë në maqedonisht dhe shqip. sipas zëdhënësit të qeverisë, Shefik Duraku, kjo çështje vazhdon të jetë në qendër të debatit në këshillin e ministravetona dhe ky organizëm po fokusohet për shtimin e numrit të përkthyesve profesional nëpër tërë institucionet qeveritare. Ai ka bërë të ditur se në disa institucione janë arsyet subjektive se përse nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në aspektin e komunikimit me institucionet e vetëqeverisjes lokale. Moskomunikimi në nivel të institucioneve është një nga problemet e shfaqura që mbajnë pezull mosrespektimin e Ligjit për gjuhën shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare.