E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, i gatshëm për marrëveshje për bërthamoren

Deklarata

Fuqitë perëndimore i janë përgjigjur me skepticizëm pretendimit të Iranit, se një marrëveshje në lidhje me pasurimin e uraniumit që përdoret për mbushje bërthamore, është fare pranë. Ministri i Jashtëm iranian, Mottaki, tha në konferencën e sigurisë në Gjermani se një marrëveshje është plotësisht e mundshme që të arrihet në një afat jo shumë të largët. Por, ndaj një deklarate të tillë, europianët dhe amerikanët kanë qenë deri-diku skeptikë dhe të pabindur në lidhje me një angazhim të Iranit për ndërmarrjen e hapave të duhur për të shmangur sanksionet e mundshme që mund të vendosen shumë shpejt nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërsa për sa i takon Kinës, e cila është kundër sanksioneve, bëhet fjalë për bisedime të cilat janë në një fazë shumë interesante dhe vendimtare. Për amerikanët nuk kishte asnjë shenjë që marrëveshja ishte e afërt. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman tha se dora e Perëndimit ishte ende e shtrirë për Iranin që ftohej të bashkëpunonte.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›