E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Ahmadinexhad urdhëron prodhimin e uraniumit me sasi të lartë

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, urdhëroi prodhimin e uraniumit të pasurur në sasi të lartë. Sipas Ahmadinexhadit kjo sasi uraniumi do të përmbushë nevojat e Iranit, por ndërkaq ai nuk ka dhënë asnjë afat kohor për fillimin e këtij procesi.
Uraniumi i pasuruar është shqetësimi kryesor i perëndimit lidhur me programet bërthamore të Iranit. Deklarata e presidentit iranin bie në kundërshtim me qëndrimin e shefit të diplomacisë iraniane, i cili theksoi se Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me fuqitë botërore rreth pasurimit të uraniumit. Në këtë mënyrë presidenti Iranian, Mahmud Ahmadinejad i ka bërë me dije organizatës ndërkomëbtarë për energjinë atomike se do të nisë procesin e pasurimit të uraniumit në 20%.
Një vendim i tillë është bërë publik gjatë një diskutimi të publikuar në ekranin e televizionit shtetëror, ndërkohë që Ahmadinexhad ka marrë pjesë në iangurimin e një makinerie që i dedikohet tenkologjise lazer.
Në këtë ceremoni inagurimi ishte i pranishëm edhe kreu i organizatës ndërkombëtare për energjinë atomike. Të martën e kaluar, Ahmadinejad kishte deklaruar se Irani ishte gati për të arritur një marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar për çështjen e pasurimit të uraniumit në 20%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›