Del Boske: “Jemi dy ekipe të forta”

Trajneri i Spanjës, Vinsente del Boske e njeh potencialin historik te gjermanëve gjatë botërorëve dhe kërkon të karikojë lojtarët e tij. “Gjermania ka qenë gjithmonë në finale, e dimë këtë qysh fëmijë. Do të shohim nëse përsëritet e kaluara apo jo. Është e sigurt që Spanja ka qenë jashtë evenimenteve të mëdha deri tani”, - tha Del Boske.
Trajneri spanjoll duke folur për dy vitet e tij në ngarkim të Spanjës, qysh kur ajo u shpall kampione e Europës kundër “teutonëve” në Vjenë. “Dy vjet janë shumë, por ne jemi përpjekur të mos fshijmë asgjë të së kaluarës. Jemi përpjekur të ndjekim të njëjtën linjë me disa ndryshime, pasi lëvizshmëria ishte e keqe, por jo për të prishur të kaluarën”, - tha Boske në raport me etapën e mëparshme të Luis Aragonesit.
“Nuk ka shumë diferenca në raport me vitin 2008. Në Europian ne kemi lënë një përshtypje fantastike, dhe është e vërtetë që qysh atëherë ne nuk kemi bërë një paraqitje të atij niveli”.
Në lidhje se kush do t’i gjuante penalltitë midis Vijës dhe Ksabi Alonsos, Del Boske tha se përgjegjësia është në dorën e lojtarëve. “Ka të bëjë me vetësigurinë. Të zakonshmit vendosin”. Del Boske mbrojti edhe Torresin, në lidhje me formë e dobët të këtij të fundit. “Presioni nuk influencon te Torresi pasi ai është ambientuar të luajë në nivele maksimale. Kasjas është gjithmonë ambicioz dhe luan me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë. Është një lider në skuadër”.
Trajneri spanjoll analizoi edhe rivalin në gjysmëfinale, Gjermaninë. “Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Ata kanë një kundërsulm të mirë, zhvillim të mirë loje, mbrojtje të mirë dhe individualitete të mira. Jemi dy ekipe të forta dhe përfaqësojmë ecurinë e futbollit në Europë. Gjermania ka lojtarë me shumë cilësi. Lahm, Shvajnshtajger, Kloze, Ozil bëjnë diferencën. Kanë bërë një punë të mirë qysh në bazë. Kanë rivatilizuar futbollin
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili