E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani Standarde me te forta ne prodhimin e ushqimit

Gjermanise i kerkohet te zbatoje standarde me te forta ne prodhimin e ushqimit per bagetine dhe pularine pas zbulimit te vezeve dhe mishit te derrit me nivele te larta te kimikatit dioksine. Skandali detyroi mbylljen e mijera fermave.

Kimikati ne nivele te larta u zbulua fillimisht ne vezet e prodhimit gjerman ne fillim te muajit duke zgjuar shqetesime tek importuesit ne Holande dhe Korene e Jugut.

Kabineti gjerman miratoi sot nje plan per nje sistem te ri licencimi dhe siguracione me te kushtueshme per prodhuesit e foragjereve. Ketyre kompanive do tu kerkohet gjithashtu ti analizojne produktet e tyre dhe tua dorezojne rezultatet e analizave autoriteteve qeveritare.

Ndotja me kimikatin e rrezikshem dioksine rezultoi e pranishme ne substancat e yndyres qe perdoren nga kompania Harles dhe Jentzsch per te pasuruar ushqimin e bagetise dhe pulave me vlera ushqyese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›