E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria sfidohet ne Parlamentin Evropian per ligjin e saj te medias

Kryeministri i Hungarise Viktor Orban ka paraljmeruar se Hungaria do te kunderpergjigjet nese Bashkimi Evropian prej 27 anetaretsh nderhyn ne ato qe ai i quan politika te brendeshme nderkohe qe vendi i tij mban presidencen e radhes te BE-se.  Zoti Orban i beri keto deklarata dje nderkohe qe Parlamenti Evropian mbajti nje qendrim sfidues ndaj tij lidhur me nje ligj qe kritiket thone se rrezikon lirine e medias ne Hungari.  Korrespondenti i Zerit te Amerikes Stefan Bos na informon nga Budapesti.   

Kryeministri i Hungarise Viktor Orban u nderpre nga parlamentaret evropiane te cilet denuan ate qe e shikojne si ligjin me te repte ne Evrope ndaj medias. Ligji qe hyri ne fuqi diten e Vitit te Ri shton kompetencat shteterore per te monitoruar dhe ndeshkuar median.

Keshilli i Medias i emeruar nga qeveria e qendres se djathte te zotit Orban ka kompetencen te gjobise kanalet e transmetimit deri ne nje milion dollare dhe faqet e Internetit dhe gazetat deri ne 100 mije dollare neqoftese mbulimi i ngjarjeve nga ana e tyre nuk eshte i balancuar apo eshte i pamoralshem.

Ne fillim te fjalimit te kryeministrit hungarez ne sesionin e Parlamentit Evropian ne Strasburg disa ligjvenes te Bashkimit Evropian kishin mbyllur gojen me shirit ngjites dhe mbanin ne duar parrulla proteste kunder ligjit kontradiktor te zotit Orban per median.

Ne pamje qartas i irrituar zoti Orban u tha ligjvenesve qe te mos i ngaterojne kritikat e politikave te brendeshme te Hungarise me mandatin e tij si president i Bashkimit Evropian. Ai tha se eshte i gatshem te luftoje nese keto ceshtje kercenojne te erresojne presidencen gjashte mujore te BE-se qe mbahet aktualisht nga Hungaria.   

Ai thote se e degjoi me veshet e tij se Hungaria po akuzohet se po shkon drejt dektatures.  Zoti Orban thote se i shikon keto akuza si ofendim ndaj kombit hungarez. Zoti Orban thote se do ta mbroje vendin e tij Hungarine e tij.  Ai tha preraze se ligji hungarez nuk ka te beje aspak me diktaturen.

Por disa te tjere nuk jane dakord. Udheheqesi i fraksionit social demokrat ne parlament Martin Shulc i beri thirrje zotit Orban ta terheqe ligjin. 

Politikani gjerman tha se vlera te tilla si liria demokracia dhe drejtesia jane qellime te perbashketa.  Shulc tha se denimi i nje ligji qe duket se nuk perfaqeson keto vlera nuk do te thote se parlamentaret evropiane jane duke kritikuar popullin hungarez.  Ai i beri thirrje zotit Orban te mos e ndaje Evropen.  Ai shtoi se vetem kur te gjithe vendet anetare te Bashkimit Evropian bashkepunojne Evropa ka sukses.

Komisioni Evropian ka thene se ligji hungarez per median mund te mos permbushe te gjitha standarded per nje shtyp te lire dhe te drejte. Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope ka thene ne Budapest se ligji mund te demtoje pluralizmin.

Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barrozo tha dje se Bashkimi Evropian do tu dergoje kete jave nje leter autoriteteve hungareze per tu kerkuar sqarime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›