E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia me TV për myslimanët

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 20:45

Rusia së shpejti do të nisë transmetimin e një kanali televiziv, kushtuar myslimanëve me shpresën që të rrisë shkallën e tolerancës në vend.

Rreth 20 milionë myslimanë jetojnë në Federatën Ruse, derisa vendi është përballur me rritjen e lëvizjeve neo-nacionaliste.

Dhjetorin e kaluar rreth 7000 të rinj u mblodhën në afërsi të Kremlinit, për të sulmuar të gjithë ata që nuk kishin pamje sllave.

Policia nuk ishte në gjendje të ndalonte grumbullimin në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›