E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish vetëvrasje në Algjeri, një grua i vë flakën vetes

Një grua në Algjeri i ka vënë flakën vetes, duke çuar në gjashtë numrin e personave që vetëdigjen brenda një jave.

Vetëvrasjet publike janë nxitur nga pakënaqësia me rritjen e çmimeve dhe të papunësisë.

Algjerianët thuhet se po ndjekin shembullin e një të riu tunizian, i cili dogji veten në dhjetorin e kaluar. Vdekja e tij ngjalli protesta që rezultuan me rrëzimin e presidentit të Tunizisë, Ben Ali, pas 23 vjetësh në pushtet.

Protesta të ngjashme kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës arabe, përfshirë dhe Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›