Mensur Kurtisi mbërriti në Bullgari

Eris Karagjozi
Shqiptaro-maqedonasi me pasaportë austriake Mensur Kurtisi kaloi sot me sukses vizitën mjekësore dhe u bashkua me lojtarët e tjerë të CSKA-së në vendpushimin Borovec, - shprehen nga topsport.bg. Kurtisi ka lindur më 25.03.1986, është 183cm i gjatë dhe luan si mesfushor sulmues. Ai vjen tek CSKA-ja nga skuadra e kategorisë së dytë austriake Parndorf. Mensuri është rritur në shkollën e Rapid-it të Vjenës. Dy sezonet e fundit me fanellën e Parndorf-it ai ka luajtur 47 ndeshje duke shënuar 27 gola.