Turqia, në prag të finales së parë

Turqia ka marrë pjesë vetëm 3 herë në finale nga 13 Kampionatet Europiane të zhvilluara deri tani. Pjesëmarrjen e parë e ka në Angli 1996 ku u eliminua në fazën e grupeve. Në Beligjikë-Holandë 2000 u eliminua në cerekfinale, ndërsa në Portugali 2004 nuk arriti të kualifikohej. Mbërritja në gjysmëfinalet e Euro 2008-s është dhe suksesi më i madh i Turqisë në historinë e kampionateve Europiane. Përballë ka Gjermaninë, por përmbysjet e mëdha turke, të dëshmuara në ndeshjet kundër Zvicrës (2-1), Cekisë (3-2) dhe Kroacisë (1-1, 4-2 me penallti), e kanë frymëzuar trajnerin Fatih Terim të ëndërrojë finalen e madhe të Vjenës.
VENDI - Turqia, apo sic njihet zyrtarisht Republika e Turqisë, është një vend Euroaziatik, ku dy pjesët e saj ndahen Thrace e Anadolli ndahen nga deti Marmara dhe rrugët detarë turke, Bosfori e Dardanelet. Turqia ka një sipërfaqe prej 783.562 km2 (vendi i 37 në botë) dhe një popullsi prej 70.5 milionë banorësh (vendi i 17-të në botë). Turqia është një vend demokratik, laik i bazuar në sistemin e themeluar në vitin 1923 nën lidershipin e Mustafa Kemal Ataturkut, pas rënies së Perandorinë Otomane në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Qysh atëherë, Turqia ka rritur vazhdimisht praninë e saj në organiatat të tilla si Këshilli i Europës (1949), NATO (1952), OECD (1961), OSBE (1973) dhe G20 (1999). President i Turqisë është Abdulla Gyl, ndërsa kryeminisrër Rexhep Taip Erdogan. Ankaraja është kryqyteti i Turqisë (3.9 milionë banorë), ndërkohë që Stambolli është qyteti më i madh me 11.3 milionë banorë.
SPORTI- Edhe në Turqi, sporti më popullor është futbolli. Klubet më të mëdha janë Gallatasaraj, Fenerbahce dhe Beshiktashi Në vitin 2000, Gallatasaraj fitoi Kupën UEFA dhe Supërkupën e UEFA-s. Suksesi më i madh i Kombëtares turke është vendi i tretë në Kupën e Botës së vitit 2002, finalet e së cilës u mbajtën në Korenë e Jugut e në Japoni. Edhë në Kupën e Konfederatave të organizuar nga FIFA në vitin 2003 zuri vendin e tretë. Turqia ka marrë pjesë tri herë në finalet e Kampionatit Botëror të futbollit: 1950, 1954 e në vitin 2002. Në Kampionatet Europiane, Turqia ka marrë pjesë dy herë në: vitin 2000 dhe në tani në vitin 2008. Turqia ka eksportuar shumë futbollistë në Itali e Gjermani, por edhe një numër i madh lojtarësh të huaj kanë luajtur në Turqi, duke filluar nga George Haxhi e deri të Roberto Karlos. Edhe basketbolli është një sport i dashur për turqit, ku më i njohuri është ekipi Efes Pilsen.