Maqedoni, pjesë e qeverisë së re edhe BDI-ja dhe PDSH-ja
Në ditët e ardhshme do të vazhdojnë bisedat drejt marrëveshjes. Thaçi: “Kjo ofertë do të diskutohet fillimisht brenda partisë”
Koalicioni i ri qeverisës në Maqedoni, që do të krijohet nga Nikolla Gruevski, synon të ketë në përbërjen e tij të dyja partitë më të mëdha shqiptare në vend, PDSH-në dhe BDI-në. Kështu ka cituar dje agjencia e lajmeve INA, sipas së cilës nevoja për një koalicion të zgjeruar duhet të jetë e domosdoshme në kohën kur Maqedonia po ballafaqohet me probleme të jashtme dhe të brendshme të cilat mund të paraqesin rrezik për perspektivën europiane. Liderët e PDSH-së dhe BDI-së, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, pas një takimi të zhvilluar me mandatarin për formimin e qeverisë Gruevski deklaruan se u ra dakord për disa çështje siç janë proceset eurointegruese, megjithatë është bërë e ditur se në ditët e ardhshme do të vazhdojnë bisedat drejt marrëveshjes përfundimtare. “Zyrtarisht filluam bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Mes nesh ka çështje për të cilat jemi pajtuar si integrimi në NATO, në BE si dhe çështja e emrit, ndërsa për disa çështje nuk kemi rënë dakord, por bisedimet vazhdojnë nëpërmjet komisioneve partiake të VMRO-DPMNE dhe PDSH”,- theksoi Menduh Thaçi, duke shtuar se është herët për të dhënë vlerësim se a do të ngelet në Qeveri ose jo partia e tij. I pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë bashkë me BDI-në, Thaçi u shpreh se ky vendim nuk ka të bëjë me partinë e tij por me mandatarin. “Nëse na propozohet kjo ofertë atëherë do ta diskutojmë brenda organeve të partisë”, - theksoi Thaçi. Ndërkohë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se takimi me mandatarin Nikolla Gruevski ishte konstruktiv dhe bisedimet për formimin e qeverisë së re do të vazhdojnë. “Takimi kaloi në një atmosferë konstruktive, ku u bisedua për çështje shumë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët. U diskutuan temat kyçe për rrjedhat politike dhe ekonomike në vend e rajon si dhe proceset integruese që e presin Republikën e Maqedonisë. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për dinamikë të përshpejtuar të bisedimeve dhe temat që do të diskutohen në takimet e ardhshme për ndërtimin e qeverisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, - thuhet në komunikatën e BDI-së.
Edhe pse me dallime të theksuara nga njëra tjetra dy partitë pritet të jenë pjesë e një qeverie për të zgjidhur kështu problemet e shqiptarëve në Maqedoni.
25 Qershor 2008