E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Vesterman i thotë lamtumirë ëndrrës botëror

5 dëmtime

Mbrojtësi i Shalke 04, Heiko Vesterman, është lojtari i pestë që është i detyruar të largohet nga faza përgatitore e Gjermanisë dhe prandaj nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin 2010 për shkak të një frakture në këmbën e majtë të pësuar të shtunën. 26-vjeçari, kapiten i skuadrës së Gelsenkirshen, është dëmtuar në minutat e fundit të ndeshjes miqësore të fituar nga Gjermania me rezultatin 3-0 ndaj Hungarisë dhe i bashkohet kështu Rene Adler (brinjë), Mikael Balak (kavilja), Kristian Tresh (kavilje) dhe Simon Rolfes (gju) në listën e të padisponueshmve të trajnerit Joakim Lëv për turneun në Afrikën e Jugut. “Heiko do të mbante një rol të rëndësishëm për skuadrën tonë falë shkathtësisë së tij. Ka qenë fantastik gjatë fazës stërvitore”, ka thënë Lëv. Ndërsa vetë Vesterman ka shtuar: “Sigurisht që jam i zhgënjyer, sepse do të ishte një objektiv shumë i rëndësishëm të luaja në botëror”. Gjermania hap Grupin D kundër Australisë më 13 qershor, përpara se të përballet me Serbinë dhe Ganën.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›