Gazsjellësi, nënshkruhet memorandumi midis tri shteteve

Ky memorandum është nënshkruar nga tre ministrat e Jashtëm, përkatësisht ai shqoiptar, Edmond Panariti, ai grek, Dimitris Avramopulos dhe ai italian, Giulio Terzi. Marrëveshja e radhës do të nënshkruhet pasi të vazhdojnë negociatat e radhës.
Gazi që do të transportohet nëpërmjet kësaj linje, vjen nga Azerbajxhani, Greqia, Shqipëria dhe përfundon në Itali për të lidhur më pas Evropën Perëndimore. Pas ndërtimit, synohet të transportohet 10 miliardë metra kub në vit, ndërsa më vonë kjo shumë do të shkojë deri në 20 miliardë. Shqipëria parashikon që me kalimin e këtij gazsjellësi në territorin e saj të mund të përfitojë 2 miliardë euro investime.
Aksionerët e TAP janë EGL-zvicerane me 42,5%, Statoil-norvegjeze me 42,5% dhe E.ON Rurgas-gjermane me%. Në projekt bashkëpunon edhe kompania italiane e energjisë, "Enel". Vendimi përfundimtar se kush do të jetë fituesi për transportin e gazit do të merret në fund të vitit të ardhshëm.
Pas nënshkrimit të memorandumit, shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, tha se kalimi i këtij gazsjellësi do të sjellë shumë vende pune. “Fakti që ky tubacion do të kalojë në territorin shqiptar nënkupton që do të zhvillohet një infrastrukturë mbështetëse e këtij tubacioni, gjë që do të thotë se firma të huaja do të angazhohen me investime. E gjitha kjo nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës. Llogaritet se zhvillimi i këtij projekti do të krijojë 2 mijë vende të reja pune për Shqipërinë”.
Ministri shqiptar, tha se gjithashtu se projekti TAP, ka më shumë avantazhe në krahasim me projektin tjetër të mbetur në garë. “Projekti TAP ka avantazhe për sa i përket fizibilitetit ekonomik, atij financiar dhe karakteristikave teknike më të favorshme krahasuar me projektin paralel Nabucco West. Kështu që unë shpresoj që në fund të dhjetorit apo në fillim të vitit tjetër, konsorciumi të përzgjedhë projektin TAP si projekt fitues”.
Ministri shqiptar tha se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për diplomacinë energjitike, Amos Hochstein, luajti një rol me rëndësi në arritjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes tre shteteve”, ka deklaruar ai. Shefi i diplomacisë greke, Avramopulos, thotë se ky projekt do t’i sjellë ndihmesë Greqisë për të kapërcyer krizën ekonomike. “Ky projekt ka shumë rëndësi në këto kohë të vështira ekonomike për të krijuar vende pune dhe nxitur zhvillimin. Veç kësaj, ai çon përpara dhe lehtëson bashkëpunimin mes tre vendeve. Do të kemi edhe bisedime dhe diskutime të tjera në mënyrë që të arrijmë në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare”. /Start/
2012-09-28 08:29