Gjermani, në pranga çifti i dyshuar për spiunazh

Prokurorët Gjermanë kanë ngritur akuza kundër një cifti, të cilët akuzohen se kanë punuar për shërbime të huaja të inteligjencës Ruse në Gjermani. Zyra e Prokurorit Gjerman bën të ditur se dy të arrestuarit akuzohen për spiunazh, duke mbledhur informacion për strategjitë Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për më shumë se 20 vite.
Sipas prokurorëve, çifti kishte hyrë në Gjermani në vitin 1988 dhe ishin deklaruar si qytetarë austriakë, me origjinë nga Amerika e Jugut.
Ata e quanin veten Andreas dhe Heidrun A., dhe merrnin nga 130 mijë dollarë çdo vit për shërbimet e tyre. Sipas mediave gjermane, ky është rasti i parë i kësaj natyre që nga kolapsi i Luftës së Ftohtë.