Gjermani, bie indeksi i besimit në ekonomi
Treguesi i besimit ekonomik ZEË ra në kuotën 28,7 pikë në qershor, nga 45,8 që ishte në maj. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie më modeste në kuotën 42,5 pikë. Kjo është rënia më e madhe që prej tetorit 2008, në prag të kolapsit të Lehman Brothers-it. Indeksi ZEË ka lidhje të dobët me rritjen ekonomike, por shpesh merret si tregues i rëndësishëm i pikave të kthesës në humorin e tregut. Mëkëmbja aktuale mbetet e brishtë, deklaroi presidenti i Qendrës, Ëolfgang Franz. Ai thotë se shifrat treguan se, ndërsa është e rëndësishme për qeverinë të identifikojë tani masat e nevojshme për reduktimin e deficitit, zyrtarët fare mirë mund të këshilloheshin që të mos i zbatonin ato deri në vitin 2011. Sidoqoftë, shifrat janë në linjë me mesataren afatgjatë. Treguesi për qershorin u bazua në një sondazh me 279 analistë financiarë dhe investitorë institucionalë. Leximi i besimit bazohet në përgjigjet ndaj pyetjeve mbi pritshmëritë afatmesme për aktivitetin ekonomik dhe tregjet e kapitaleve.
BOJ, detajon skenën e kredive
Banka Qendrore e Japonisë, deklaroi se do të kreditojë deri në 33 miliardë dollarë për bankat tregtare, në bazë të një skeme të re të kreditimit. Skema synon kalimin e likuiditetit tek industritë që kanë potencial të rritjes. Por analistët hodhën dyshime mbi efektshmërinë e skemës në realizimin e mbështetjes së ekonomisë së brishtë të Japonisë, për pasojë publikimi i detajeve të skemës nuk ndikoi tek tregjet. Ashtu siç pritej Banka Qendrore e Japonisë, mbajti të pa ndryshuar në 0.1% normën bazë të interesit. Banka tha se ekonomia Japoneze ka nisur të ringrihet dhe shtoi se po vëzhgon nga afër zhvillimet në krizën evropiane të borxheve sovrane. Skema e kreditimit të bankës shënjestron 18 industri që nisin nga industritë e ambientit, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit. Analistët argumentojnë se skema do të ketë efekte të vogla në rritjen ekonomike, për shkak të mungesës së kërkesës për kreditim nga kompanitë. Skema 3 trilionë jen, përfaqëson vetëm 0.7% të totalit të kreditimit në Japoni. Në maj kreditimi japonez, shënoi edhe rënien më të madhe në 5 vitet e fundit. Kryeministri Naoto Kan, në këtë muaj do të prezantojë planin strategjik për rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 2% deri në vitin fiskal 2020.
Nafta kuotohet mbi 75 dollarë për fuçi
Nafta mbeti e qëndrueshme mbi 75 dollarë të martën, pasi perspektiva e rritjes së kërkesës në ekonomitë në zhvillim e mbyti shqetësimet rreth ndikimit të krizës së borxheve të Evropës. Megjithatë, kjo ka rënduar goxha në mundësinë për rritjen e mëtejshme të çmimeve të naftës. Parablerjet e naftës amerikane u rritën deri pranë 76 dollarëve të hënën, përpara se agjencia Moodys të deklasifikonte borxhin sovran grek.
Spanja pranoi të hënën se kriza financiare evropiane po bie në kurriz të bankave të vendit, ndërsa borxhi grek u deklasifikua nga agjencia Moodys , e cila e futi këtë borxh në radhën e mbeturinave. Nafta bruto amerikane i shkurtoi të hënën fitimet, pas lajmeve mbi borxhin e Greqisë, por sidoqoftë ruajti një rritje prej 1,8 për qind. Të martën, kontratat e korrikut u rritën 22 centë në 75,34 dollarë për fuçi. Nafta Brent për korrikun, kontratat e së cilës skadojnë në mbyllje të tregtisë të martën, fitoi 12 centë dhe u shit me 75,32 dollarë për fuçi. Analistët dhe tregtarët thonë se nafta po lufton të heqë qafe ndikimin e tregjeve globale financiare dhe nervozizmin për të investuar në asete më me risk.