E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohet deficiti në buxhet, në 5 muaj të 2010 mungojnë 18 milion dollarë nga tatimet

Administrata tatimore arkëton vetëm 44. 3 miliardë lekë

Administrata tatimore arkëtoi 2 miliardë lekë më pak se plani për periudhën janar-maj. Sipas të dhënave për pesë muajt e parë të këtij viti, taksat me mosrealizmin më të lartë janë të ardhurat personale, afërsisht me -11 për qind. Në arkën e shtetit janë dorëzuar 44. 3 miliardë lekë të ardhura nga

tatimet për 5 muaj. Shifra arkëtimeve është regjistron 2 miliardë lekë më pak se planifikimit duke thelluar në këtë mënyrë deficitin mes të ardhurave dhe shpenzimeve dhe duke vënë në vështirësi buxhetin e shtetit. Në një kohë që borxhi publik regjistron rreth 60 për qind të produktit të brendshëm bruto dhe qeveria do të dalë në tregun vendas për të emetuar borxh në euro për të mbyllë shpenzimet ky zë sjell një tjetër problem për buxhetin. Ndërkohë që opozita akuzon qeverinë se në buxhet mungojnë 90 milion euro, tregon se shifra nuk është fiktive, pasi vetëm në një zë të analizuar deri tani konstatohet një deficit prej 2 miliardë lekësh.


Tatimet
Tatimet mbyllin me deficit prej 2 miliardë lekësh periudhën pesë mujore. Sipas të dhënave operative, administrate tatimore ka arkëtuar  44.3 miliardë lekë, ndërsa ishte planifikuar ne një vlerë prej 46.3 miliardë lekë. Në lidhje me këtë çështje, ekspertë të ekonomisë gjykojnë se kriza ekonomike dhe ajo politikave kanë sjellë efektet të rënda  në financat.  Ndërkohë të dhënat e fundit të bëra publike nga Ministria e Financave, tregojnë se qeveria arkëtoi 25.4 miliardë lekë TVSH në periudhën janar-mars 2010, ndërsa pati arkëtuar 24.4 miliardë lekë një vit më parë. Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja është vetëm 4.1 për qind, por duke marrë parasysh rritjen e taksave të akcizës, efektin pozitiv në të ardhurat doganore nga rënia e vlerës së lekut, si dhe normën e lartë të inflacionit të regjistruar gjatë kësaj periudhe, të ardhurat reale të qeverisë kanë pësuar rënie neto. Ndërsa administrata Doganore ka qenë sektori më problematik në tremujorin e parë të vitit, e cila nuk ka mundur të realizojë objektivin e vendosur nga Ministria e Financave. Në total, për periudhën janar-mars, sipas Ministrisë së Financave, kishte mangësi me rreth 5 miliardë e 482 milionë lekë ose 54 milionë dollarë.


TVSH
Pothuajse në të gjitha llojet e taksave, si tremujor të mbledhura së bashku, shikohet rënie e arkëtimit. Për të gjithë vitin 2010, qeveria i ka vendosur vetes detyrën për të mbledhur rreth 360 miliardë lekë (ende nuk është aprovuar plani i rishikimit të buxhetit që i pakëson të ardhurat me 30 miliardë lekë), ndërsa deri tani si tremujor është realizuar vetëm 20 për qind. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa që identifikon aktivitetin ekonomik të një vendi dhe treguesin e performancës, paraqet uljen më të madhe të arkëtimeve. Gjithnjë si tremujor, TVSH-ja nga doganat dhe tatimet rezulton me minus 1.6 miliardë lekë, ose me realizim 93.8 për qind, krahasuar me planin e qeverisë, kurse me vitin 2009, del me rritje rreth 1 miliard lekë. Duke bërë krahasime me vitin e kaluar, periudha janar-mars rezulton me rritje në totalin e të ardhurave, me rreth 400 milionë lekë, ndërsa doganat dhe tatimet, me 1.2 miliardë lekë. Në total mosrealizimi nga sistemi fiskal në vitin 2009 ka rezultuar 6.9 miliard lekë, 3.2 miliardë nga tatimet dhe 3.7 nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Me këtë akt normativ qeveria ka bërë edhe disa rialokime fondesh në fund të vitit 2009. Efektet negative të krizës ekonomikë në sistemin fiskal për vitin 2009 janë materializuar zyrtarisht në një akt normativ të qeverisë i cili mori votën parlamentare në komisionin e ekonomisë. Me këtë akt qeveria rishikon shifrat buxhetore për faktin se mosrealizimet në tatime ishin jashtë çdo parashikimi. Rriten investimet me financim të huaj me rreth 3 miliardë lekë dhe pakësohen projektet e planifikuara për investime të brendshme në kontigjencën e investimeve me 4.1 miliardë lekë e cila rezulton e papërdorur deri në fund të 2009.

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›