Qirjako: Ngec procesi i legalizimit për 200 mijë pasuri
kanë konfirmuar rreth 300 mijë ndërtime të paligjshme ndërkohë që deri më tani janë kaluar me vendim të qeverisë vetëm 100 mijë dosje legalizimesh. "Ne rang republike ne i kemi dhënë konfirmime juridike mbi 300 mijë pasuri të ALUIZNI-t, dhe kjo është një punë shumë e madhe që është bërë në një kohë shumë të shkurtër. Pasi mbaron ky proces dhe pasi procesi i marrjes së gjendjes juridike mbi pronësinë e parcelave informale, ALUIZNI me procedura të veta jep leje legalizimi për qytetarët që i kanë objektet e tyre në proces legalizimi", tha Arben Qirjako, drejtor i ZQRPP. Nga ana tjetër sipas konfirmimeve të marra nga zyrat rajonale të legalizimit rezulton që edhe për dosjet e miratuara ka një numër të ulët të pagesave. Vetëm pas pagesës mund të merret një certifikatë legalizimi që i jep të drejtën qytetarit të hipotekojë pronën e vet. Megjithatë edhe pse pa dhënë një numër konkret drejtuesi i hipotekave thotë se ka rritje të fluksit të qytetarëve në sportelet e zyrave të regjistrimit. "Qytetari duhet të aplikojë me një tarifë që është tarife shërbimi për regjistrimin e kësaj pasurie të legalizuar me leje legalizimi. Mund të them që përditë qoftë zyrat rajonale të ALUIZNI dërgojnë në zyrat rajonale te ZRPP dosjet përkatëse duke i bërë dhe thirrje qytetareve që të bëjnë aplikimet përkatëse për regjistrimin e pasurive", tha Qirjako. Institucionet i ftojnë qytetarët e banesave ilegale që të kryejnë pagesat pas miratimit të dosjeve të legalizimit. Për ta lehtësuar këtë është krijuar edhe mundësia e pagesës në letra me vlerë. Rreth 1538 familje që presin të legalizojnë pronat me bono kanë gati faturën dhe ju mbetet vetëm të derdhin detyrimet në bankë për të formalizuar pronën. Agjencia e Legalizimeve për qarkun e Tiranës ka bërë gati 1538 faturat e para për kryeqytetasit. Këtyre aplikantëve ju mbetet vetëm të shlyejnë detyrimin pranë bankave dhe të marrin tapitë në Hipotekë. Bëhet fjalë për gjithë aplikantët, të cilët kanë plotësuar kërkesën për të bërë legalizimin e ndërtimeve të tyre me bono privatizimi. Ndërkohë që edhe 8 mijë kërkesa për legalizim me bono dhe me para kesh që po shqyrtohen nga ALUIZNI sipas një plani pune të miratuar më parë.