E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt buxheti 2012 gati ne mes te tetorit

Ashtu siç është bërë tashmë publik, ministria e Financave po përgatiti draftin përfundimtar të buxhetit 2012, I cili parashikohet të jetë gati në dy javët e para të muajit tetor. Më pas pritet, që projektbuxheti të kalojë në Qeveri e më vonë në Parlament. I gjithë cikli parashikohet të mbyllet deri në fillim të muajit Dhjetor, duke patur finalisht si çdo fundvit gati buxhetin e vitit pasardhës.

Sipas parashikimeve paraprake të specialistëve të shifrave, mendohet se ky buxhet do të ketë një vkerë rreth 400-4520 miliardë lekë. Aktualisht dikasteri I financave është duke zhvilluar takime me ministritë e linjës, për të përcaktuar tavanet e buxhetit, për projektet e paraqitura, të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Synimi kryesor I këtij projektligji do të jetë ruajtja e borxhit dhe e deficitit në nivelet aktuale, por në asnjë mënyrë tejkalimin e këtyre vlerave, që janë rreth 60 për qind për borxhin publik dhe 3.5 për qind për deficitin.

E në një kohë, kur është vënë në vëmendje rëndësia e edukimit financiar, ekspertët e ekonomisë e financave sugjerojnë që shifrat e buxhetit të jenë të përthyeshme dhe të qarta për çdo qytetar, duke qenë se ai përfaqëson taksat e dhënë prej tyre në një vit.

Një tjetër, sugjerim që vjen nga ekspertët në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, është fakti se ai duhet të ngrihet mbi një skenar realist dhe konservator, duke kosndieruar grumbullim modest të taksave në buxhet gjatë këtij vitit dhe krizën e borxheve që ka përfshirë vendet e huaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›